Ohër: Bastiset kultivuesi i kanabisit – gjendet drogë e paevidentuar

MPB: SUBJEKTI JURIDIK KA PUNUAR NË KUNDËRSHTIM ME RREGULLAT

MPB-ja njofton se Departamenti I policisë Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rerzikshme, në koordinim me Komisionin për lejimin e kultivimit të kanavisit për qëllime mjekësore, me urdhër gjykatë, ka kryes bastisje dhe kontrolle ndaj një subjekti juridik në fshatin Orovnik të Komunës së Debarcës, raporton Klan M.

Policia e RMV-së ka njoftuar se gjatë bastisjes në subjektin juridik në Orovnik të Komunës së Debarcës, janë gjetur 2.388 bimë nga kanabisi që kultivohen në ambiente të jashtme, në kundërshtim me ligjin, 1.066 fidane kanabisi, kurse në brendësi janë gjetur 820 bimë kanabisi, edhe pse, sic njofton MPB-ja, në raportet paraprake dërguar Komisionit, subjekti juridik nuk ka pasur prodhim për shkak të rinovimit. Policia gjithashtu njofton se janë gjetur edhe degë të kanabisit në fazë të tharjes, derisa në arkë janë gjetur 343 kilogram lule të thata kanabisi. Në nënkulmin e kësaj firme janë gjetur edhe enë që janë shfrytëzuar për prodhimin e vajit të kanabisit.

“Gjatë kontrollit është gjetur një person I papunë dhe 5 shtetas të Shqipërisë, të angazhuar nga kjo firmë, por të paevidentuar, për cka është njoftuar Departamenti për Cështje Kufitare. Sipas konstatimeve nga kontrolli, subjekti juridik ka kultivuar kanabis për qëllime mjekësore në kundërshtim me rregullat, kurse për rastin është njoftuar Prokurori Publik I PTHP-Ohër” – deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Policia njofton se pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal për veprën e kryer penale sipas Ligjit për kontrololin e drogave, kurse nga ana e Komisionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të ndërmerren edhe masa plotësuese lidhur me këtë subject juridik. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share