Oficeri i policisë dhunon të riun në Pogradec (Video)

Policia Gjergj Riza dhunoi Ervin Norollën në ambientet e një pallati

Një punonjës policie në Pogradec, i identifikuar si Gjergji Riza është fimuar duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Në videon e siguruar nga korrenspondentja e Klan News Daniela Zisi, polici Gjergji Riza ka dhunuar qytetarin Ervin Norolla duke e goditur në ambientet e një pallati.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur të riun mes shpulla e grushte.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës.

Oficeri i policisë Gjergji Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogardecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar të dalë në KEMP, kërkesë e cila ende nuk është miratuar. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share