Ofertë për Thiago Silvën nga Brazili, Fluminense kërkon shërbimet e tij

Mbrojtësi i Chelsea-s, Thiago Silva, mund të luajë në sezonin e ardhshëm te skuadra braziliane e Fluminense-s. Lojtari 39 vjeçar, ka luajtur rregullisht te blutë e Londrës nën drejtimin e Mauricio Pochettino, por anglezët kanë nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në këtë muaj, e sipas tabloidit britanik “The Mirror”, kjo do të thotë se Silva do të largohet në verë.

Lojtari 39 vjeçar u bë pjesë e Çelsit në vitin 2020 dhe kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

Fluminense nuk do që t’i ikë mundësia për të pasur një lojtar me eksperiencë si Silva në ekip dhe i ka bërë atij një ofertë, për ta mbyllur karrierën në Brazil.

Silva u përzgjodh futbollisti i vitit te Chelsea sezonin e kaluar dhe gjatë aktivizimit të tij në “Stamford Bridge”, ka ndihmuar blutë të fitojnë Ligën e Kampionëve, Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e UEFA-s, ndërsa luajtën edhe në tri finale të kompeticoneve vendase.

Në këtë sezon, braziliani ka luajtur në 20 takime në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar edhe 1 gol.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share