Ofensiva Izraelite në Gaza vret dhjetëra Palestinezë

MIJËRA FAMILJE TASHMË TË ZHVENDOSURA JANË ARRATISUR PËRSËRI NË NJË TJETËR EKSOD MASIV NË GAZËN QENDRORE 

Ofensiva izraelite vijon që të vrasë dhjetra palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës përfshirë edhe veriun e zbrazur. Mijëra familje palestineze tashmë të zhvendosura janë arratisur përsëri në një eksod të ri masiv në Gazën qendrore.

Forcat izraelite bombarduan qytete, fshatra dhe kampe refugjatësh në të gjithë Gazën, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz, duke u zgjeruar kështu sulmin e tyre në pjesën më të madhe të territorit.

Pesëdhjetë palestinezë mbetën të vrarë nga sulmet izraelite në zonat Beit Lahiya, Khan Younis dhe Maghazi të Gazës. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se të paktën 10 persona janë vrarë dhe 12 u plagosën në një sulm pranë spitalit të qytetit El Amal në qytetin jugor të Khan Younis.

Në Gazën qendrore, avionët luftarakë dhe artileria izraelite goditën kampet e refugjatëve Bureij dhe Nuseirat, duke rrafshuar ndërtesat.  Dhjetëra mijëra familje palestineze tashmë të zhvendosura u arratisën përsëri në një eksod të ri masiv në Gazën qendrore, ku forcat izraelite që po kryejnë një përparim të madh. Sipas autoriteteve palestineze më shumë se 21,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë dhe

Ndërkaq në Bregun Perëndimor forcat izraelite arrestuan të paktën 25 palestinezë, duke përfshirë ish të burgosur. Arrestimet u bënë në Ramallah, Hebron, Jeriko, Tulkarem, Nablus, Jenin. Shefi i të drejtave të OKB-së, Volker Turk, ka deklaruar se situata e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor po përkeqësohet me shpejtësi. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar vdekjen e 300 palestinezëve nga 7 tetori deri më 27 dhjetor, duke përfshirë 79 fëmijë  në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

PAMJET: REUTERS

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share