Ofendoi gazetarët, pezullohet policja

Anisa Kostani nën hetim disiplinor

Efektivja e Policisë Anisa Kostani, u pezullua nga detyra me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas postimit me gjuhë fyese për gazetarët dhe median në rrjetin e saj social Instagram.

Me anë të një deklarate, Policia e Shtetit e konsideroi reagimin e Kostanit si joetik dhe jo profesional duke njoftuar se Drejtoria e Standardeve ka nisur një hetim disiplinor për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Nënkomisarja Kostani në reagimin e saj sulmonte gazetarët për shkrimet që lidheshin me ngjarjet kriminale në Elbasan duke shtuar se Drejtoria e Policisë në këtë qytet është më aktive se asnjëherë më parë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share