Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj – TOP 100™ për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë ngjarje kishte prezent figura eminente të biznesit dhe politikës, ambasada, institucione si dhe oda të vendit dhe nga rajoni.
Në fjalimin e tij Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra shprehi falenderimet për pjesëmarrjen në ngjarjen TOP 100™ e cila shpalos se çfarë kemi bërë brenda këtij viti. Sot jemi këtu për të shënuar sukseset e afaristëve tanë të cilëve përditshmëria e tyre u është shëndruar në kontribut për vendin qytetarët e saj dhe institucionet, krahas problemeve që kanë hasur gjatë rrugës.
TOP 100™ këtë vit shpalli Top 5 Kompanitë më të suksesshme të OEMVP-së, ku Top 5 u shpall kompania Pucko Petrol, e përcjellur nga kompania ATS Group si e katërta, e treta u radhit kompania Promeet Steel Holding, e dyta ishte kompania Dauti Komerc. Kompania e parë e këtij edicioni të TOP 100™ në bazë të parametrave dhe suksesit financiar, u shpall kompania Bas Tuti Fruti.
Ndër tjerash, u nda edhe çmimi për partneritet më të suksesshëm i cili i takoi kompanisë Knauf Radika, çmimi për rritje më të shpejtë në tre vitet e fundit për kompaninë TRIM, çmimi për biznesin e suksesshëm të udhëhequr nga grua iu nda kompanisë Kenda Center, e udhëhequr nga Valdete Feta. Gjithashtu u nda edhe çmimi për neto fitim më të madh në 5 edicionet e fundit të TOP 100 për kompaninë ZSF-KOM, çmimi për Top eksportuesin u nda për Vardar Dolomit, çmimi për filantropi këtë edicion i takoi Maliqi Group dhe çmimi për kontribut të veçantë në tregun e punës u nda për kompaninë Motivi.
Ndryshe nga vitet tjera këtë vit mirënjohje u nda për Lansky, Ganzger, Zeqiri + Partner, për përkrahje dhe solidarizim me sektorin e biznesit në kohë krize.
TOP 100™ kompanitë gjatë vitit 2022 realizuan 1,3 miliarda euro qarkullim, neto fitim mbi 100 milion euro, ndërsa numri i të punësuarve arriti mbi 9400. Ata gjithashtu kanë realizuar investime në vlerë prej 64,6 milionë euro dhe eksport prej 186,6 miliona euro.
Ngjarja TOP 100™ shënon një moment vlerësimi dhe shpërblimi për kompanitë më të mira, duke theksuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe rëndësinë e tyre në nxitje të konkurrencës, por edhe në krijimin e një standardi më të mirë jetësor për qytetarët e vendit tonë.
Me krenari OEMVP prezantoi projektet dhe aktivitetet e saja për vitin 2023, të cilat gjithsesi se janë pjesë e punës gjithëpërfshirëse në krijimin e një klime më të mirë për të bërë biznes, si parakushti i vetëm i cili siguron zhvillim të çdo sfere në vend, përfshirë këtu edhe atë social, kulturor, shëndetësor dhe arsimor.
Gjithashtu, OEMVP të gjithë të pranishmëve u ndau edhe katalogje Top 100™ në të cilat është regjistruar çdo sukses i kompanive që përfaqësojnë OEMVP-në në vend./KlanMacedonia