OBSH: Sulmi i plotë izraelit në Rafah do të ishte një katastrofë përtej imagjinatës

Rik Peeperkorn, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun Perëndimor, ka thënë se një ofensivë e plotë ushtarake izraelite kundër Rafahut do të “zgjeronte më tej katastrofën humanitare përtej imagjinatës”.

“Gjithashtu … do ta shtynte sistemin shëndetësor më pranë pragut të kolapsit”, tha Peeperkorn.

Aftësia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë ndihma mjekësore në Gaza është shumë e kufizuar sepse shumë nga kërkesat e saj për të ofruar furnizime u refuzuan nga Izraeli, tha ai, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Vetëm 40 për qind e misioneve të OBSh-së në Gazën veriore të izoluar u autorizuan nga nëntori dhe kjo shifër ra ndjeshëm që nga janari.

“Edhe kur nuk ka armëpushim, korridoret humanitare duhet të ekzistojnë në mënyrë që OBSh-ja, OKB-ja, të mund të bëjnë punën e tyre”, tha Peeperkorn.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share