Diabeti, mbipesha dhe vështirësitë financiare të pacientëve – sfida të kohës
OBSH-ja me rastin e 75-vjetorit të kësaj organizate, paralajmëroi për mungesën në rritje të personelit mjekësor në sistemin global shëndetësor. Që nga fillimi I pandemisë së koronavirusit, rreth 50% e personelit kanë braktisur sektorin shëndetësor, ka thënë Sekretari I Përgjithshëm I OBSH-së duke shtuar se pa punonjësit shëndetësor s`ka shëndetësi, njofton KlanM.
“Deri në vitin 2030 bota do të përballet me mungesën e 10 milionë specialistëve. Derisa bota rimëkëmbet nga pandemia me COVID-19, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve ta mbrojnë dhe të investojnë në fuqinë e tyre shëndetësore të punës”, Tedros Adanom Gebrejesus.
Sipas tij, edhe pse gratë përbëjnë thuajse 70% të punonjësve shëndetësor, më pak se një e katërta prej tyre janë në pozita drejtuese dhe shpeshherë janë të ekspozuar ndaj dhunës në vendet e tyre të punës.
OBSH-ja, sic njofton KlanM, është formuar më 7 Prill 1948, kur hyrin ë fuqi Kushtetuta e OBSH-së. Që atëherë, sipas drejtuesve të kësaj organizate, dukshëm është rritur jetëgjatësia e njerëzve në botë, kurse është ulur ndjeshëm vdekshmëria e nënave dhe fëmijëve në dekadat e fundit. Suksese të mëdha janë arritur në luftën kundër malarjes, tuberkulozit dhe virusit HIV.
Megjithatë, ka rritje dramatike të diabetit dhe mbipeshës. Sekretari I Përgjithshëm I OBSH-së, sic percjell KlanM, ka theksuar se thuajse 2 miliardë njerëz gjithandej botës përballen me vështirësi financiare për shkak se vet duhet t`i paguajnë harxhimet mjekësore./KlanMacedonia/