Me përkrahje nga OBSH-së dhe USAID-it, janë siguruar monitorë për pacientët, maska me oksigjen dhe makina për shtypje pozitive në kanalet e frymëmarrjes (Vi- RAR) në dy nivele, me çka në mënyrë më të suksesshme do të përballemi me virusin COVID-19, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë.
“Pajisjet biomjekësore, në vlerë prej 6.244.000 denarësh, janë siguruar me përkrahje të OBSH-së dhe USAID-it, dhe do të mundësojë avancim të trajtimit dhe kujdesit për pacientët me COVID-19”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Ai shprehu falënderime për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe USAID-in për pajisjet e siguruara, me të cilat do ta përforcohet seriozisht lufta jonë kundër virusit COVID-19, duke u kujdesur për pacientët me formë të rëndë të virusit./KlanMacedonia/