Alkooli, cigaret elektronike, janë një tendencë në rritje tek adoleshentët, të dhënat bëhen të ditura në raportin e fundit të OBSH për Europën. Pothuajse gjysma e adoleshentëve 15 vjeçarë të anketuar, rezultojnë se kanë eksperimentuar me alkoolin.
Të dhënat nga studimi i sjelljes shëndetësore në fëmijët e moshës shkollore nxjerrin në pah se alkooli është produkti më i konsumuar në mesin e adoleshentëve, me 57% të 15-vjeçarëve të anketuar që kanë provuar të paktën një herë dhe gati 4 në 10 (37%) që tregojnë se kanë konsumuar alkool në 30 ditët e fundit.
Shqetësuese është rritja e përdorimit të alkoolit tek vajzat me 38% e tyre nga 36 % që është tek djemtë. Përafërsisht, 1 në 10 adoleshentë në të gjitha grupmoshat kanë përjetuar dehje nga alkooli. Një tendencë rritje nga 5% në moshën 13-vjeçare në 20% deri në moshën 15-vjeçare.
Tv Klan