Eklipsi i Plotë i Hënës dhuron spektakël në qiell

Ai u pa nga njerëzit në disa vende të botës

Hëna dhuroi një shfaqje spektakolare që nuk do të përsëritet për më shumë se dy vite duke bërë që disa njerëz të zgjoheshin herët për të mos humbur eklipsin total.

Ky fenomen zbukuroi qiellin mbi Amerikën Veriore dhe Qendrore, Azinë, Paqësorin, Australinë dhe Zelandën e Re. Fotografët si profesionistë ashtu edhe amatorë u mblodhën për të fotografuar hënën me gjithë bukurinë e saj.

Një eklips total i hënës shpesh quhet hënë gjaku sepse gjatë një eklipsi e vetmja dritë e diellit që arrin në Hënë kalon nëpër atmosferën e Tokës duke i dhënë hënës një nuancë të kuqërremtë të errët.

Ndryshe nga një eklips diellor, një eklips hënor mund të shijohet nga kudo që hëna është e pranishme gjatë natës.

Ky është eklipsi i dytë total i hënës që ka ndodhur këtë vit. I pari ndodhi në 15 dhe 16 Maj ndërsa hera tjetër që Toka, Hëna dhe Dielli do të rreshtohen në këtë mënyrë do të jetë 14 Mars 2025.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share