O`brien: Uashingtoni pret të realizohet zotimi për Asociacionin

DIPLOMATI AMERIKAN NË BEOGRAD

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet. O’Brien tha se rikujtoi se themelimi i Asociacionit është “i rëndësishëm për serbët në Kosovë në mënyrë që ata të kuptojnë se si do të duket jeta e tyre”.

Këto komente zyrtari i lartë amerikan gjatë një konference për media në Beograd pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke folur për rezolutën që pritet të miratohet në Kombet e Bashkuara për Srebrenicën, O’Brien tha se qëllimi është që të ketë partneritet me Serbinë dhe këdo tjetër, për t’u përballur me të vërtetën.

Zyrtari amerikan tha se ka qenë avokat që ka punuar në hetimin e krimeve të luftës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që ka hetuar vrasjet në Srebrenicë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share