Ende e paqartë çfarë është ky objekt, analizohen lëvizjet e tij të filmuara nga një dron
Misteri i filmimit të një objekti misterioz gjatë një misioni patrullimi në zonën e luftës në Ukrainë, vijon të ngrejë dyshime e diskutime. Pikërisht mbi zonën e Donetsk, gjatë një misioni një dron “Mavic 3T Termik” i Brigadës 406 të artilerisë ukrainase ka regjistruar imazhet që tregojnë një objekt që fluturon, pa zhurmë, me formë të zgjatur e të sheshtë, që për momentin etiketohet si fenomen anormal i paidentifikuar.
Sipas analizimeve të imazheve, ende nuk ka një konkluzion se çfarë është objekti që shihet në objektiv.
Sipas Daily Mail, piloti i dronit konfirmon imazhin dhe sjelljen anormale të objektit, që qëndron për pak dhe i palëvizur, dhe gjithashtu rezultonte më i nxehtë në krahasim me çka e rrethonte, duke u bazuar në telekamerat me vision termik.
Megjithatë, ende nuk ka elementë mjaftueshëm për të stabilizuar pozicionin ekzakt të dronit, apo të funksionimit të rregullt të display për të arritur në një përcaktim të qartë se çfarë është objekti i filmuar.
Klan News