Objektet sportive në Çair si në mesjetë – Ministria e Sportit: Nuk i ndajmë projektet në baza etnike!

Kjo pretendohet të jetë një sallë sportive. Duket nga jashtë si sallë sportive, por nga brenda është shëndruar në një Depo Magazin, pra siç mund t’i shikoni edhe pamjet që regjistori Klan Maqedoni, kjo sallë është jofunksionale.

Ky është objekti sportiv “Partizani” që graviton në Komunën e Cairit dhe për të njejtin Qeveria nuk e pa të rrugës se ka nevojë për rekonstruim me vendimin e fundit të saj ku përfshihen vetëm objekte sportive në komunat banuara kryesishtë me maqedonas duke anashkaluar komunat shqiptare.

Qeveria dje njoftoi se ka miratuar informacionin për zbatimin e

projekteve nga Programi për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive. Për investime në këto objekte sivjet do të ndahen mjete në vlerë prej rreth 36 milion denarë.

Klan Maqedoni kërkoi përgjigje nga Ministria e Sportit se përse asnjë Komunë Shqiptare nuk është përfshirë në këtë projekt. Nga atje, përmes një deklarate me shkrim, bëjnë zotohen se projektet nuk ndahen në baza etnike, duke potencuar se presin që Komunat të dorëzojnë projekte.

ZYRA E MINISTRIT TË SPORTIT,

Projekti i Qeverisë për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive është bërë në bazë të situatave të hasura, nevojave, kërkesave të qytetarëve dhe propozim-projekteve të pranuara nga komunat. Sigurisht që nuk mund të mbulohen njëherësh të gjitha objektet sportive dhe as të gjitha Komunat. Dhe sigurisht që projekti nuk do të përfundojë vetëm me këto rikonstruksione që janë planifikuar për vitin 2024, por do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Ministria e Sportit u ka dërguar kërkesë të gjitha komunave që të dorëzojnë projekt propozime për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive, por deri më tani kemi marrë vetëm këto projekt propozime që kanë hyrë në program për këtë vit. Ju lusim që të mos bëni insinuata, mos e ndani Ministrinë e Sportit dhe Qeverinë në baza etnike apo në ndonjë bazë tjetër, sepse Ministria e Sportit nuk i ndan projektet në bazë etnike apo në bazë tjetër.

Sipas planit të qeverisë objekte sportive do të rikonstruohen salla e Akademis ushtarake në komunën e Aerodromit, salla Rasadnik në Kisella Vodë, në Radovish, në Novo Selle, objektin e klubit Teteks ,salla e Universitetit Kirili dhe Metodij, si dhe një sallë në komunën e Gjevgjelisë.   /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share