Mesa duket opozita vijon me tensionet edhe brenda saj. Sot pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane ka pasur përplasje verbale mes deputetit Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku e cila ka agravuar në atë pikë saqë u desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës.
Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, shihet se pasi Çollaku e ofendoi, Sula e qëllon me dosje duke e kërcënuar. Për këto të fundit, Çollaku paralajmëroi kallëzim penal.
Pjesë nga debati mes deputetëve:
Dashnor Sula: E ke dh*!
Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?
Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…
Kreshnik Çollaku: Mos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.
(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)
Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…
Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.
Dashnor Sula: Ça ke, hë?
Kreshnik Çollaku: O langaraç, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)
Dashnor Sula: Servil, legen!
Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?
Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!
Kreshnik Çollaku: O legen!
Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…
Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!
Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!
Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!
Dashnor Sula: Ti je mashtrues.
Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!
Dashnor Sula: Ee belaa…
Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..
Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!
Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?
(Dashnor Sula qesh)/tvklan.al