SHAQIRI: KJO ËSHTË GJENERATA MË E GODITUR NGA PANDEMIA DHE NDËRPRERJA E PROCESIT MËSIMOR
Po i numëron fjalët e esesë që e ka shkruar. Kjo dhe 16 mijë nxënës të tjerë të shkollave të mesme në vend po i nënshtohen promovimit të maturës shtetërore. Ankthi i tyre është më i madh përshkak se gjatë këtyre viteve janë përballur me ndërprejen e procesit mësimor përshkak të pandemisë por edhe së fundi me grevën e profesorëve, raporton KlanMacedonia.
“Kjo gjeneratë është më e goditur pa fajin e saj edhe nga pandemia por edhe nga greva e cila ishte qoftë edhe 13 ditore. Une personalisht pres që me gjithë mundin dhe sakrificën që e kanë dhënë të gjithë nxënësit dhe profesorët që të arrijnë rezultate maksimale” – deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
E drejtoresha e shkollës së mesme të Mjekësisë Maja Saliu thotë se pyetjet janë modifukuar dhe shpreson në rezultate të mira.
“Fakt është se nuk mund të presim rezultate të mira dhe punime të kualitetit të lartë përshkak se kjo gjenaratë u përball me pandeminë, ndërpreje të procesit arsimor pastaj dhe me grëvën. Por jam e bindur se të gjitha pyetjet dhe materiali janë të modifikuara pikërisht përshkak të kësaj situate. Profesorët kanë punuar fort në përpilimin e pyetjeve që në fund nxënësit të kenë rezultate të mira” – tha Maja Saliu, drejtoreshë e shkollës së mjeksisë ”Pançe Karagjozo”
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve në testin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 11 060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313.Këtë vit për provimin e maturës kanë aplikuar 15.899 nxënës që kanë mbaruar shkollën e mesme, i cili është kusht për t’u regjistruar në fakultet. Prej tyre 7135 janë të shkollave të mesme, 8504 nga shkollat profesionale dhe 260 nga shkollat artistike. Provimi i dytë do të jetë më 13 qershor ku nxënësit do t’i nënshtrohen gjuhës angleze – 14 320 nëxnës, 1231 matematikë, 118 gjermanisht, 30 frëngjisht, 10 rusisht, 15 filozofi dhe 100 estetikë. /KlanMacedonia/