Nxënësit më në fund me dëftesa

BYROJA PËR ARSIM PO I SHPËRNDAN DËFTESAT NË SHKOLLAT FILLORE

Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka filluar t’i shpërndajë dëftesat për nxënësit e shkollave fillore në Shkup ndërsa për qytetet tjera dëfesat do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim thotë drejtori i Byrosë për Arsim Zekirija Hasim. Ai shton se shkollat e mesme në të gjithë vendin janë furnizuar me dëftesa ndërsa shkollat vetë do të vendosin se kur do t’ua japin dëftesat nxënësve.

“Dëftesat po distribuohen për momentin në shkollat fillore në Shkup, ndërsa gjatë ditëve në vijim dëftesat do të shpërndahen edhe nëpër qytetet tjera. Dëftesat për shkollat e mesme janë distribuar në të gjithë vendin para dy ditëve. Nuk ka asnjë problem. Vonesa është bërë përshkak nuk punonte Sistemi i Byrosë për furnizime publike pastaj edhe kompania Kiro Dandaro kishte ankesë por sipas neve është e pabazë pasi kompania Arbëria kishte çmimin më të ulët. Dhe për këtë shkak e prolonguam për në gusht’‘ – Zekirija Hasipi, drejtor në byronë për Arsim.

Këtë vit nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore dëftesat do t’i marrin në shtator dhe nuk do ta ndjejnë euforinë tradicionale gjatë shpërndarjes së dëftesave veçanarisht klasat e para. Dëftesa në kohë kanë marrë vetëm vitet e katërta dhe klasat e nënta. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share