Nxehtësia dhe zgjerimi urban përkeqësuan zjarret në Athinë

Një valë e gjatë e të nxehtit dhe zgjerimi urban në kodrat përreth Athinës përkeqësuan kushtet për zjarre rreth kryeqytetit grek këtë javë.

Zjarret shkatrrimtare i morën jetën një gruaje, dogjën ndërtesa, biznese dhe pyje si dhe detyruan mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Për ekspertët, zjarret me pasoja katastrofike do të nxisin edhe më shumë ndotjen, do të ketë më pak biodiversitet në të ardhmen.

“Ky zjarr që përfshiu Atikën ishite i para së gjithash, ishte i madh në shtrirjen e tij. Ishte me të vërtetë intensive sepse erërat ishin jashtëzakonisht intensive ditët e fundit, vërtet e vështirë për t’u kontrolluar, por ajo që e bën atë ndoshta më të veçantë se ato të mëparshmet ishte se ai u afrua me të vërtetë me Athinën më shumë se sa mendoj çdo gjë në dekadat e fundit.”

Zjarret kanë qenë një tipar i zakonshëm përgjatë sezonit veror në Greqi, por ndryshimi i klimës me valë të të nxehtit më të gjata në kohë dhe më intensive po nxisin edhe më shumë zjarret me pasoja shkatrrimtare.

Greqia pati dimrin më të ngrohtë të regjistruar këtë vit me reshje të pakta shiu në shumë zona, gjë që thau zonat e gjelbra dhe pyjet. Observatori Kombëtar i Greqisë ka bërë të ditur se zjarret që përfshirë periferinë e Athinës kanë djegur rreth 10,000 hektarë ndëssa shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

“Ne patëm një valë të nxehti në Qershor, shumë të gjatë. Dhe më pas në Korrik patëm një valë të nxehtit vërtet të gjatë në Athinë që ishte, kishim për 16 ose 17 ditë temperatura që ishin çdo ditë mbi 37 gradë dhe shumë ditë shkuan mbi 40 gradë. Pra, më shumë se gjysmën e muajit, kushtet ishin vërtet të padurueshme dhe shumë shumë të nxehta, kështu që të gjitha bimët dhe të gjitha pemët, të gjitha shkurret u dogjën.”

Zgjerimi urban në zonën e madhe të Athinës gjatë dekadave të fundit nënkupton gjithashtu se shtëpitë janë ndërtuar në zona që dikur ishin pyje.

“Pas viteve 1990, njerëzit filluan të vinin në qendër të kryeqytetit grek dhe të ndërtonin shtëpitë e tyre dikur në zona ishin të gjelbëruara. Pati një bum ekonomik në atë kohë dhe ata i bënë shtëpitë e tyre të bukura deri në anët e kodrave që ishin të mbushura me pyje.”

Ekspertët ngrenë alarmin se duhen marrë masa emergjente për të ndalur ndërtime të tilla pasi pasojat nuk do të kenë më kthim pas. Myrivili shprehet gjithashtu se menaxhimi i duhur i pyjeve mund të zvogëlojë rrezikun e zjarrit për vitet më të nxehta në vijim.

Greqia është në alarm të lartë zjarri deri në fundjavë me temperaturat që parashikohen të arrijnë 40 gradë Celsius.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share