Nuredini: Sivjet ajri më i ndotur, qytetarët të kenë kujdes se me çfarë ngrohen

Si vjet është e mundshme që të kemi ndotje më të lartë të ajrit e kjo përshkak krizës ekonomike dhe energjitike thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini në emisionin Klan Debat. Ai shton se çmimet e larta kanë shqetësuar të gjithë por se duhet që qytetarët të kujdesen se me çfarë ngrohen.

“E mundshme është që sivjet të kemi ndotje më të lartë të ajrit. Por apeloj të qytetarët të kenë kujdes se me çfarë materiale ngrohen. Ndotjen e parë e bëjmë në shtëpitë tona. E kuptoj unë si qytetar se të gjithë jemi të shqetësuar se çmimet janë të larta, inflacioni është i lartë, rryma më e shterenjtë, druri dhe peleti njetë janë të shtrenjtë” – tha Nuredini. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share