Nuredini: Pa stacione të pastrimit dhe deponi moderne nuk ka anëtarësim në BE

THIRRJE PËR NDËRGJEGJËSIM, PËR TË MOS PASUR NDOTJE TË AJRIT GJATË MUAJVE TË DIMRIT

Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, ka shprehur bindjen se pas dy viteve shtyrje, përfundimisht shihet fundi i procedurave për ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza dhe deponive bashkëkohore në disa qytete dhe rajone në vend. Nuredini bën thirrje, krahas krizës energjetike, qytetarët dhe kompanitë në mënyrë të ndërgjegjshme të zgjedhin burimet e ngrohjes, që të mos vijë deri te shkalla e lartë e ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit.

Procedura për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e stacionit të pastrimit për ujërat e zeza të Shkupit, tender për të cilin filloi zënka në mes Kryetares së Shkupit dhe opozitares VMRO-DPMNE, deri më tani është në rregull, kanë vlerësuar përfaqësues të delegacionit evropian, thotë Ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini. Ai pret që procedura të vazhdojë, me mjetet e siguruara nga bankat evropiane  në vlerë mbi 130 milionë euro.

“Isha në takim me Zv/Presidenten e Bankës Evropiane për Investime dhe me Ambasadorin Dejvid Gir. Ata të gjithë thonë se deri më tani procedura ka qenë në rregull. Presim që komisioni për evaluim të mblidhet dhe të dërgojë raport – ta miratojë ose të rekomandojë përsëritje të procedurës, por në qoftë se ka përsëritje do të humbim edhe tre vite”

“Në qoftë se nuk kemi stacione të pastrimit në Shkup atëherë nuk do të jemi anëtare e BE-së. Kjo është kërkesa themelore e BE-së – të kemi stacione të pastrimit dhe infrastrukturë për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave” – tha Naser Nuredini, ministër i ambientit jetëor.

Sipas Nuredinit, shihet fundi edhe i përgatitjeve për ndërtimin e deponive rajonale në Sveti Nikollë dhe Pellagoni, rinovimi i deponisë Rusino, stacionet e transferimit në Dibër, Ohër, Prilep, Manastir dhe Tetovë, si dhe stacionet e pastrimit të ujërave të zeza në disa qytete – projekte që janë zvarritur për vite me rradhë dhe pa të cilat nuk ka anëtarësim në BE, shton ai.

”Për kompaninë italiane Tehno Alpin e cila mori dritë jeshile për menaxhim me ski-qendrën Kodra e Diellit, pas çka Qeveria pritet të propozjë ligj në Kuvend, rekomandimi kryesor, sipas Ministrit, është fakti që ka qenë e obligiuar të sigurojë borë artificiale gjatë kohës së organizimit të olimpiadës dimërore në Pekin” – tha Naser Nuredini, ministër i ambientit jetëor. /KlanMacedonia/

 

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share