Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Siri tejkaloi shifrën 2.500, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tejkaloi shifrën 8.400.
Mediat britanike transmetojnë se shpëtimtarët njoftojnë se numri i viktimave në Sirinë veriperëndimore, pjesë e vendit që është nën kontrollin e opozitës, është rritur në më shumë se 1.280.
Ekipi shpëtimtar i organizatës joqeveritare “Helmetat e bardha” njoftoi se në atë pjesë të Sirisë, që është nën kontrollin e qeverisë, janë lënduar mbi 2.600 persona.
Mediat britanike informojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet dukshëm sepse qindra familje ende janë nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit.
Ministri sirian i Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se numri i viktimave në pjesën e vendit që është nën kontrollë të qeverisë është rritur në 1.250, transmetoi agjencia shtetërore Al-Ikbaria. Sipas tij, janë lënduar 2.054 persona.
Më parë në Turqi ishte konfirmuar se në tërmetin në atë vend kanë humbur jetën 5.894 persona.