Së paku 29.605 njerëz e humbën jetën në dy tërmetet shkatërruese që i goditën rajonet jugore të Turqisë të hënën, kumtoi Agjencia turke për menaxhim me katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme (AFAD), lajmëroi agjencia Anadollu.
Sipas të dhënave të AFAD, mbi 233.000 njerëz janë të përfshirë në aksionet për kërkim dhe shpëtim në terren.
“Rreth 148.000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga rajonet e goditira nga tërmetet, kumtoi AFAD.
Parlamenti turk të enjten shpalli gjendje të jashtëzakonshme tremujore në mënyrë që t’i përshpejtojë përpjejet për ndihmë dhe ta mbajë rendin publik.
Në këto tërmete që fuqishëm i goditën edhe pjesët veriore të Sirisë, jetën e humbën së paku 4.574 persona, ndërsa mbi 5.200 janë lënduar.
Dy tërmetet shkatërruese, i pari me intensitet prej 7,7 ballë sipas Rihterit, të hënën në mëngjes në orën 4:17 sipas kohës lokale, me epiqendër në qarkun Pazarxhik, dhe i dyti në orën 13:24, me intensitet 7,6 ballë sipas RIhterit, me epiqendër në vendin Elbistan, i goditën pjesët jugore të Turqisë dhe veriun e Sirisë. Epiqendrat e tërmeteve janë regjistruar në rajonin turk Kahramanmarash.