Vetëm një javë e gjysmë larg mungon nga numërimi i famshëm mbrapsht, për natën e Vitit të Ri në Nju Jork dhe numri “2023” mbërriti në Times Square. Jeffrey Straus, president i Countdown Entertainment, një nga organizatorët e festimeve të Vitit të Ri u shpreh:
” Kjo është një ditë e mrekullueshme, sot ‘2023 ‘ mbërriti këtu në Times Square. Jemi disa ditë larg natës së Vitit të Ri kur e gjithë bota do të shikojë Times Square.”
Shifra gjigante, më shumë se dy metra e gjatë “2023” përshkoi pothuajse të gjithë vendin nga Los Angeles, Kaliforni, me ndalesa në shtetet e Nevada, Tenesi, Uashington, DC dhe Pensilvania.
Ndërsa 11 ditë para Vitit të Ri, disa spektatorë tashmë kishin vënë syzet ‘2023’ për të festuar. Për katër shifrat që përfaqësojnë vitin e ri do të përdoren gjithsej 602 llamba LED me efikasitet energjetik, sipas Aleancës Times Square. Ajo do të qëndrojë në Times Square deri më 23 dhjetor për syrin e publikut.
Pas kësaj, shifra do të vendoset në krye të ndërtesës One Times Square dhe do të ndizet në mesnatën e 31 Dhjetorit pasi gongu të bjerë. Kjo është hera e parë që njerëzit do të mund të shikojnë personalisht numërimin mbrapsht në Times Square pa asnjë kufizim pas pandemisë.
Klan News