Macron do të shkojë në Rumani dhe Moldavi në mes të krizës në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Rumaninë dhe Moldavinë javën e ardhshme për të shprehur solidaritetin e Francës me aleatët e saj evropianë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pallati Elysee njoftoi se Macron do të vizitojë trupat franceze në Rumani të martën dhe më pas do të shkojë në Moldavi të mërkurën.

I pyetur nëse Macron do të vizitonte Ukrainën, zyra e Macron tha një çdo vizitë e tillë do të ndodhë kur konsiderohet se është më e dobishme për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina e kishte qortuar Macronin në fillim të këtij muaji pasi kishte thënë se ishte e rëndësishme të mos “poshtërohej” Rusia, një pozicion që ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba tha se “mund të poshtërojë vetëm Francën”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share