Marokenët fanatik dhe luftarak do të bëjnë gjithcka që nesër mbrëma edhe një herë të surprizojnë gjithë botën, pavarësisht se luajnë kundër kampionit actual botëror – Francës.
Për optimistët më të mëdhenj dhe supersticiozët, një numerologji edhe më tepër ua rrit shpresat se është e shkruar që ky vend afrikano-verior të bëhet kampioni I botës.
Rrëfimi nis me Çelzin dhe Huan Mata I cili në vitin 2010 me Spanjën fitoi titullin Kampion bote, duke mbajtur fanellën me numrin 10 tek klubi londinez. Numri 10 përputhet me vitin e dhjetë të shekullit 21.
Pason Andre Shurle, I cili me Gjermaninë, në vitin 2014, fitoi Kupën e Botës me fanellën me numrin 14.
Vijon futbollisti Olivie Zhiru, i cili në vitin 2018 fitoi Kampionatin Botëror me Francën me fanellën me numrin 18 në Çelsi.
Numrin 22 në Çelzi e mban marokeni Hakim Zijesh. Kupa e Botës zhvillohet në vitin 2022 dhe nëse merret parasysh renditja numerike, duhet të Maroku të ngjitet në Mont Everestin e futbollit.