Një numër rekord shifrash firmash planifikojnë që të shkurtojnë shpenzimet e tyre të reklamave në platformën “X” të Elon Musk, vitin e ardhshme. Shkak për këtë duket se është bërë përmbajta ekstreme në këtë platformë që sipas firmave mund të dëmtojë markat e tyre.
Kjo është një goditje tjetër në “xhepat” e Elon Musk. Pasi gjatë fundjavës që kaloi Gjykata e Lartë e Brazilit bllokoi përdorimin e “X”.
Një sondazh global nga firma e kërkimit të tregut Knatal zbuloi se rreth 26% e tregtarëve planifikojnë që të ulin shpenzimet e tyre për “X” përgjatë vitit 2025.
Vetëm 4% e kompanive besojnë se reklamat në platformën “X” ofrojnë siguri që reklamat e kompanisë së tyre nuk do të shfaqen së bashku me përmbajtje ekstreme.
Ndërkaq sipas vlerësimeve të sondazhit rezultoi se deri më tani platforma më e preferuar jo vetëm nga përdoruesit, por edhe nga kompanitë për të reklamuar produktet apo shërbimet që ofrojnë mbetet You Tube, kurse për konsumatorët mbetet Amazon dhe TikTok./tvklan.al