Me një video në makinë, Poni ka ndarë një pjesë nga kënga e saj më e re. Duke kënduar disa vargje plot ndjenjë, këngëtarja është shprehur se “nuk mundte ta mbante sekret”.
https://www.instagram.com/reel/CmEN0FTrGxO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=64c02474-6c4a-4a55-9a17-8cff69b0aadd
“Nuk munda ta mbaj sekret, sepse mezi po pres ta ndaj me ju këtë baladë”, ka shkruar Poni duke zbuluar edhe zhanrin e saj.
Projekti i fundit i këngëtares është “Pak me kripë, pak me mjaltë”, një bashkëpunim me Afrim Agalliun, ndërsa në klip spikati pjesëmarrja e aktores Rita Lati./tvklan.al