“Nuk kam dëgjuar se Ahmeti ka nominuar tjetër kandidat për kryeministër” – Ziberi: Është e moralshme që…

Do të ishte e moralshme dhe etike që në rast të krijimit të mundësisë për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit, Ali Ahmeti ta kontaktojë dhe të bisedojë me Naser Ziberin si ish kandidat i partisë së tij për kryeministër. Kështu konstaton në Klan Debat, Naser Ziberi, i cili sqaroi marrëveshjen e bërë me Ahmetin për këtë çështje.

“Unë nuk kam dëgjuar se zoti Ahmeti ka nominuar kandidat tjetër për kryeministër… Biseda ime e fundit me Ahmetin, që ka kohë që e kemi bërë për këtë çështje, ka qenë që do të ulemi kur çështja të shtrohet në tavolinë. Dhe, ajo kohë afrohet. Qëndrimi im përfundimtar që është mbështetur edhe nga Ahmeti, ka qenë që bashkërisht të vlerësojmë se cili do të jetë interesi i qytetarëve në momentin përkatës dhe ashtu të veprohet. Jam i gatshëm, pa dilema, prej kur pranova të nominohem për kandidat, i kam pasur parasysh të gjitha sfidat e mundshme. Ideja ka qenë jo vetëm për 3 muajt e fundit, por për një mandat të denarë mes dy subjekteve koalicionuese, LSDM-së dhe BDI-së”, theksoi Ziberi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share