Nuk ka pritje në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar.

Sipas asaj që njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share