“Nuk ka lule që ua merr nurin grave”, Rama dhuron trëndafila rozë për 8 Mars

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e festës së 8 Marsit.

Me fjalët më të bukura për to, ai zgjodhi të ndajë edhe një video nga një takim i tij në Durrës ku dhuron trëndafila rozë për gratë e pranishme.

Mirëmëngjes, dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.

Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share