Nuk gabojnë katër ekipet kryesuese në Ligën e Dytë

Katër skuadrat që kryesojnë kreun e tabelës në Ligën e dytë Gostivari, Voska Sport , Vardari dhe Pelisteri kanë shënuar  fitore në transfertë, kundër Kamenica Sasa, Pehçva&Fortuna, Ohërit dhe Besa  të Dobërdollit. Gostivari nuk lejoi  befasi  në  Kamenicë përkundrazi  me  lojë cilësore dhe efikase mundi ekipin vendas  3-0.  Fitore  të sigurt ka shënuar edhe  ekipi i Voska Sport në stadiumin e Hasanbegut me golat e Besart Rexhepit dhe Ujkan Muçës, fituan kundër ekipit Fortuna&Pehçeva  me rezultatin 2-1. Vardari me një gol të shënuar në minutën e 95-të mundi  Ohrin, ndësa Pelister kthehet me fitore nga Vrapçishti  ku u përball me Besën e Dobërdollit.

 

Rezultatet e javës së 20-të

Besa – Pelisteri 1-2

Kamenica Sasa – Gostivari  0-3

Pehçva&Fortuna – Voska Sport  1-2

Boreci – Bellasica 0-1

Detonit Pllaçkovica – Teteksi  1-0

Ohri – Vardari  0-1

Arsimi – Kozhufi  2-1

Karaormani – Slloga luhet të dielën

 

Tabela1 Gostivari 43 pikë2.Voska Sport  403.Vardari 404.Pelisteri 36, 5.Detonit Plaçkovica 32, 6.Bellasica 26, 7.Ohri 26, 8.Arsimi 24, 9.Besa 24, 10 Karaormani 20 (-1 lojë), 11. Kozhufi 17. 12.Fortuna&Pehçeva 14, 13. Slloga Vinicë  13 (-1 lojë), 14. Kamenica sasa  13, 15.Teteksi 10, dhe 16.Boreci 0 pikë.

 

Në Javën e 18-të,më 4 mars,  takohen: Voska Sport – Kamenica Sasa, Gostivari – Besa, Vardari – Detonit Pllaçkovica, Pelisteri – Arsimi, Kozhufi – Ohri, Teteksi – Boreci, Bellasica – Karaormani, Slloga – Fortuna&Pehçeva,

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share