Kryeministri i Kosovës është larguar nga Zyra e Kryeministrisë në Qeverinë e Kosovës, mëson Klan Macedonia.
Sipas gjitha gjasave, kjo nënkupton se ai nuk do të realizojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç mëson Klan Macedonia, në objektin e Qeverisë së Kosovës është parë duke hyrë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier.
Edi Rama realizoi sot takime me krerët shtetëror në Maqedoni, ndërsa pasdite udhëtoi drejt Kosovës, ku fillimisht u prit nga presidentja, Vjosa Osmani.
Në program është edhe takimi me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa takimi me Kurtin ishte lënë për t’u konfirmuar./KlanMacedonia