Nuk duhet të flini në një shtrat me fëmijën, ja arsyeja

Fjetja bashkë me fëmijën është një zakon i preferuar për nënat që ushqejnë me gji, madje edhe gjatë natës. Nga ana tjetër kur fëmija fle me nënën është në gjendje të rregullojë temperaturën e trupit dhe ka një tendence që të mos zgjohet shumë natën. Afërsia me nënën e tij i jep atij siguri, dhe të njëjtin sens ngrohtësie dhe mbrojtje që i jep mitra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pse nuk duhet të flini bashkë me fëmijën?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në të njëjtën kohë disa ekspertë këshillojnë që ky veprim të mos bëhet për shkak se është e rrezikshme për fëmijën. Gjatë natës mund të “përpiqeni” dhe duke harruar që keni fëmijën në krevat, mund edhe ta shtypni atë.
Por ja se çfarë duhet të dini përpara se të vendosni të flini me fëmijën?
Mund të zgjidhni të flini natën me fëmijën nëse jeni vigjilente dhe sidomos kur ju duhet t’i jepni gji gjatë natës. Megjithatë kjo zgjedhje mbetet në dorën e prindërve.

Por çfarë duhet të shmangim kur fëmija fle gjumë?

Për të shmangur disa probleme:

Për të fjetur mirë, foshnja ka nevojë për një mjedis të qetë. Temperatura duhet të jetë 20-22 gradë (jo më shumë, jo më pak) dhe lagështia e ajrit duhet të jetë 50% për të siguruar një frymëmarrje të mirë. Gjatë ditës është mirë t’i lëmë ata të flenë në mjedise me dritë dhe të zhurmshme. Kjo gjë bëhet në mënyrë që fëmija të mësohet me të tilla mjedise dhe të jetë në gjendje të bëjë dallimin mes ditës dhe natës. Megjithatë, çdo i porsalindur do të ketë zgjimet e tij të natës, të cilat ndryshojnë nga lloji i ushqimit që merr; megjithatë është e vërtetë që foshnjat ndonjëherë zgjohen dhe kërkojnë për nënën vetëm për t’u kujdesur ose për t’i përqafuar. Kjo nevojë e vazhdueshme për nënën nuk ndryshon mes ditës dhe natës, por është një domosdoshmëri që e bën atë të ndihet i sigurt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share