Pas protestës para ndërtesës së EVN-së në Butel, qytetarët kërkojnë zgjidhje për faturat e larta të energjisë, por ende të paqartë nëse do të ketë protesta të tjera, thonë se dalën në protesta nëse kompania nuk reagon. EVN ka nisur kontrollin e orëmatësve, por qytetarët kërkojnë verifikim të rregullt dhe transparencë.
Pas vetëm një proteste të enjten e kaluar para ndërtesës së EVN-së në Butel, qytetarët si duket janë qetësuar dhe pajtuar me fatin e tyre. Edhe pse paralajmëruan se do të vazhdojnë me shprehjen e revoltës së tyre ndaj llogarive të larta që kjo kompani ua ka dërguar muajve të fundit, është e paqartë nëse me të vërtetë do të dalin sërish në rrugë ose jo.
Pas një bisede telefonike me organizatorin e protestës, ai për Klan Macedonia tha se për momentin janë duke e shqyrtuar mundësinë për protestën e radhës nëse kompania nuk do të reagojë, por siç shton ai, në shtëpitë e tyre, EVN ka filluar të bëjë kontrollin e orëmatësve, që është shenjë pozitive dhe mund të ndikojë që të mos ketë sërish protesta.
Shumë qytetarë shpërthyen ndaj kompanisë EVN, e cila kishte lëshuar fatura me çmime shumë të larta, gjë që revoltoi shumë banorë të RMV-së.
Reagime kishte edhe nga Inxhinierët e RMV-së, por edhe nga KRRE, si dhe Ministria e Energjetikës, ku kjo e fundit doli me sqarime dhe udhëzime se çfarë duhet bërë qytetarët të cilët marrin fatura të larta dhe dyshojnë në faturat që ua dërgon kompania EVN, ndërsa KRRE dhe Inxhinierët e RMV-së njëzëri kërkuan që orëmatësi të kontrollohet çdo muaj.
Ndryshe, kompania EVN për Klan Macedonia dërgoi një përgjigje pas protestës dhe, siç thanë ata, shumë banorë të Hasanbegut dhe Haraçinës vazhdimisht kanë dëmtuar paisjet e EVN-së, edhe sikur thanë ata kanë vjedhur rrymën, gjegjësisht 50% e banorëve të këtyre vendbanimeve sipas kompanisë austriake EVN janë vjedhës të rrymës. Televizioni ynë një ditë pas, pyeti qytetarët rreth kësaj akuze, e ata ftuan EVN-në që t’i vizitojë dhe t’i kontrollojë orëmatësit në shtëpitë e tyre. EVN u përgjigj duke shkuar në këto vendbanime për të kontrolluar orëmatësit.
Protesta do të vazhdojë nëse EVN nuk korigjon gabimet, thonë organizatorët, ndërsa shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë nismë. /tvklan.mk