NQP Shkup: Punonjësit do të marrin paga, qytetarët e Shkupit nuk do të mbeten pa transport publik

Nga NQP SHkup kanë reaguar në lidhje me paralajmërimet e punëtorëvë të kësaj ndërmarrje se nëse nuk i marrin pagat do të ndërpresin punën.

Sipas NQP Shkup të punësuarit në ditët në vijim do ta marrin pagën e merituar, dhe nuk do të lejojnë që qytetarët e Shkupit të mbeten pa transport publik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne besojmë se qeveria qendrore dhe një pjesë e bashkive do të paguajnë detyrimet e papaguara që kanë për shërbimin e ofruar nga NQP për transport të organizuar për kategori të caktuara udhëtarësh, fonde me të cilat paguhet paga e punonjësve të NQP-së. Presim që sa më shpejt t’i shlyejnë borxhet dhe obligimet rrjedhëse të vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje puna e rregullt e kompanisë. Pavarësisht situatës së vështirë, ndaj së cilës askush në vend nuk ka mbetur imun, ne po punojmë që transporti publik të vazhdojë të funksionojë pa probleme në interes të të gjithë përdoruesve të tij. Ndërkohë, përkundër të gjitha rrethanave, krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburanteve, çmimi i biletave ka mbetur i njëjtë dhe nuk ka pasur ulje në orar”, thuhet në reagimin e NQP Shkup.

Ndryshe Sindikata pranë kësaj ndërmarje disa orë më parë paralajmëroi kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska dhe menaxhmentin e ndërmarrjes se nëse deri në orën 14 nuk paguhet paga e shtatorit, autobusët e NQP-së nuk do të dalin nesër në rrugët e Shkupit./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share