Raport javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar,që është në fakt laboratori i parë në vend që akreditoi veprimtarinë e tij sipas standardit ISO17025:2018.
Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 10.07.2023 deri më 14.07.2023 merr 191 mostra për fiziko-kimike dhe 191 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen meRregulloren për Kërkesat për Sigurinë dhe Cilësinë e Ujit të Pijshëm, thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup. /KlanMacedonia/