Not: Kajli Mekeon është rekordmene e re në disiplinën e 200 metrave

Australiania Kajli Mekeon është rekordmene e re në disiplinën e 200 metrave not në shpinë, pasi që tejkaloi rekordin e vjetër në mitingun e notit në Sidnej.

Mekeon, 200 metrat i mbylli me kohë prej 2 minuta, 3 sekonda e 14 të qindtat, duke përmirësuar rekordin e vjetër për 21 të qindta, e cila ishte në pronë të Regan Smithitit që u vendos në Botërorin e vitit 2019.

Mekeon është kampione e trefisht në Lojrat Olimpike në Tokjo, pasi që arkëtoi medaljen e artë në 100, 200 metra të notit në shpinë, si dhe stafetës së përzier në 400 metra.

Dominimin e saj, Mekeon e shënoi në Botërorin në Budapestë gjatë vitit të kaluar, kur konfirmoi titullin kampione e botës në 200 metra, të notit në shpinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share