Normalizohet Transporti Publik! Autobusët e NPT-së kthehen në rrugët e Shkupit!

Pas kaosit me tranportin publik në kryeqytet, sot linja e transportit publik është normalizuar.

Autobusët në Shkup do të qarkullojnë rregullisht me afat të caktuar, kjo pasi qeveria e RMV-së do të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme.

 Klan Maqedoni në terren për të parë nga afër qarkullimin e transportit publik por edhe problemet me të cilat përballen qytetarët, të cilët dje u detyruan të shfrytëzonin mjetet tjera udhëtimi për shkak të mungesës së autobusëve që kishin ngelur pa naftë.

Qytetarët me ankesa për paralizimin e transportit publik në Shkup, duke pohuar se dikush nuk ka mbërritur me kohë në punë e në shkollë. Thonë se gjatë ditës së sotme, duket normalizimi I situatës.  

 

Qytetarët e anketuar: 

 Ka, prej sot ka po, mirë ështe, disa ditë nuk kishte ndërsa sot ështe mirë, kemi.

 Them se sot ka,  ne rrallë herë hipim, ne jemi penzioner. Për qytetarët është problem nëse nuk ka transport.

 Problem është për gjithkend s’ke çka ban!

Dje nipi im në këmbë ka shkuar në shkollë, por sot në mëngjes kishte rregullisht linjë u ngjitëm deri në spital, 9-çja kishte.

 Para zyrave të Qytetit të Shkupit pasdite u mbajt edhe një protest për shkak të situatës me transpirtin publik.

Në Shkup për dy ditë nuk qarkulluan autobusët për shkak se NPK – Shkup kishte mungesë nafte. Në terren dolën rreth 30 autobusë, prej të cilëve 25 me gaz.

Situata u tejkalua pasi Qeveria miratoi vendimin që Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga rezervat shtetërore, t`I jepet naftë për shtatë ditë.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share