Normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup, punonjësit marrin pagat

Të gjithë autobusët e NTP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Qyteti i Shkupit ka siguruar paga për punëtorët. Këtë informacion për marrje të pagave e konfirmoi një vozitës për KlanMacedonia.

Pagesa e pagave të punonjëve të transportit publik vjen pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave. Autobusët sot para mesditës janë larguar nga rruga para Qeverisë ku në shenjë revolte kishin mbetur 15 autobusë.

Ndryshe, nga Qyteti i Shkupit thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm. /KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share