Nora Gjakova kthehet me medaljen e argjendtë nga “Grand Slam Baku 2024”

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në “Grand Slam Baku 2024”. Nora Gjakova ishte e pandalshme deri në finale por për arsye të lëndimit është detyruar ta ndërpresë garën.

Për arsye të lëndimit është detyruar ta ndërpresë garën dhe të merr medaljen e argjendtë” – thuhet në njoftimin e datës 16.02.2024 të Federatës së Xhudos.

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari garuesen nga Serbia, Marica Perisiq.

Tutje, Gjakova në gjysmëfinale mposhti me Wazaari garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.

Në finale garuesja kosovare u ndesh kundër garueses nga Kanada, Christa Deguchi.

Grand Slam Judo 2024 Baku është një turne i Grand Slam-it të Xhudos që mbahet në Arenën Kombëtare të Gjimnastikës në Baku, Azerbajxhan, nga 16.02.2024 deri më 18.02.2024 si pjesë e turneut botëror të IJF-së dhe gjatë periudhës kualifikuese të Lojërave Olimpike Verore 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share