Noka: Pas sulmit ndaj Berishës fshihet Rama, Çuçi dhe Ardi Veliu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamr Noka, doli në një deklaratë për shtyp pas sulmit ndaj Sali Berishës.

Ai akuzoi se pas agresionit fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Sipas tij, sulmi ndaj Berishës ka pasur tre qëllime.

Deklarata e plotë e Nokës:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë. Dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme. Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Çuçi me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore. Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat, me dhunën e papunësisë ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërise mban veten në pushtet. Me dhunën fizike kërkon të hakmerret ndaj opozitës. Llogaritë i ka bërë gabim./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share