Njësiti “Tigrat” arrestojnë të arratisurin nga burgu i Idrizovës, i dënuar për vrasje me 12 vite

Sot (31.08) rreth orës 8:10 të mëngjesit, zyrtarë policorë nga policia kriminale dhe sektori për drogë dhe armatim si dhe njësia special antiteror “Tigrat” kanë arrestuar S.A (34) vjeçar nga Haraçina, përcjellë Klan M, i cili ishte arratisur nga burgu i Idrizovës ku duhej ta vuante dënimin me 12 vite burg për vrasje. Në autostradën “Miqësia” ku paraprakisht janē marrë informacione, ndalohet vetura “Ford” e drejtuar nga B.R (47) nga Haraçina, i cili gjithashtu person i dënuar që vuan dënimin në Idrizovë, por kishte qenë i angazhuar të punojë jashtë burgut.

Në veturë si bashkëudhëtar ka qenë S.A i cili u arrestua dhe u dorëzua në burgun e Idrizovës, është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe departamenti për luftimin e krimit dhe korrupsionit me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në arratisjen e S.A nga burgu” – thuhet në njoftimin e MPB-së. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share