Njësia e Punëve të Brendshme në aeroportin e Shkupit paraqet kallëzim penal kundër dy personave për vjedhje

Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër dy personave të dyshuar, L.G (21) dhe A.K (42), të dy nga Republika e Serbisë.

Ata dyshohet se gjatë periudhës së kaluar kanë kryer 6 vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe një vjedhje biçikletash në zonën e komunës së Aeroportit.

Të dy personave u është hequr liria, ndërsa biçikletat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share