Njeriut i parë i KON e dekoroi presidentin Pendarovski me medaljen “Pjer de Kubertin”

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot e pranoi kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Tomas Bah, me të cilin bisedoi për përkushtimet dhe aktivitetet e ndërmarra të KON në orientim të promovimit të sportit ndërkombëtar dhe paqes në botë, në kushte të rrethanave të reja dhe ndryshimi i gjendjes gjeopolitike, të shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës, si dhe pasojat nga pandemia e Kovid-19.

Në takim, Bah i dorëzoi presidentit Pendarovski Çmimin prestigjioz – medaljen “Pjer de Kubertin”.

Siç kumton kabineti i presidentit, Pendarovski u njoh me mbështetjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Bashkësinë Olimpike në Ukrainë, e cila bazohet në solidaritetin, si një nga vlerat themelore për të cilën përkushtohet Lëvizja olimpike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për punën dhe angazhimin e Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut për promovimin e olimpizmit dhe sportit në vendin tonë. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski u njoftua për hapjen e laboratorit të parë të mjekësisë sportive për arritjen e rezultateve të larta sportive, donacion i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në takim u diskutua edhe për kandidaturën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetit të Shkupit për organizimin e Lojërave Evropiane gjatë vitit 2027”, njofton kabineti i presidentit të shtetit.

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar po qëndron në vendin tonë për shkak të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Komiteteve Olimpike Evropiane që mbahet në Shkup, ku marrin pjesë kryetarët dhe sekretarët e Përgjithshëm të Komiteteve Olimpik Kombëtar nga Evropa. Vendi jonë këtë vit shënon 30 vjet nga themelimi i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share