PENDAROVSKI DHE APASIEV OFENDOJNË NJËRI TJETRIN
Ndytësirë, psikopat i droguar janë vetëm disa fjalë që ia tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, Dimitar Apasievit kryetarit të partisë e “Majta” i cili para disa ditëve shau atë në rrjetin social Facebook.
Pendarovski tha se nuk ka mund të besoj që vjen në situatë që dikush mund t’i shaj prindërit e vdekur.
“Përafërsisht e di se për çfarë qenie bëhet fjalë. Por nuk kam besuar që mund të vijë në situatë të shajë prindin e vdekur. Këso lloj fjalësh mund t’i thotë vetëm një njeri që ka konsumuar drogë apo i mungon diçka në kokë. Unë me të vërtetë mendoj se është psikopat nuk është me mendje të shëndoshë pasi poston këso gjërash në rrjetet sociale. Ai nuk kishte guxim këtë të ma thoshte në fytyrë por fshehet pas ndonjë bodrumi dhe tastaturës. Nga ana tjetër çfarë mund të presish nga një ndytësirë e tillë. Besoj që jo vetëm unë por asnjë njeri nuk do ja falte një sharje të tillë për prindin e tij të vdekur”, deklaroi Presidenti i vendit Stevo Pendarovski
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Apasievit, i cili e quaj presidentin “morr tradhtar”. “Ky më paska quajtur psikopat në pres? Nuk është e mundur! #morrtradhtar”.
Kjo deklarata vinë pasi para disa ditëve Aspasiev në rrjetin e tij social facebook e shau Presidentin Pendarovski./KlanMacedonia/