Të gjithë e dinë se këtu nuk ka korrupsion sepse nuk ka politikan, në vend e rajon, që është aq i çmendur, që të kishte menduar ë korruptohet nga një kompani gjigante amerikane. Ky është konstatimi i Artan Grubit në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin. Ai vlerësoi lartë rëndësinë për ndërtimin e kësaj rruge.
“Njerëzit përtojnë të shkojnë deri në Ohër për arsye të rrugës, po përtojnë të shkojnë në Strugë për arsye të rrugës. Erdhi fituesi i çmimit Nobel në konferencën e organizuar nga Fatmir Besimi, fjalinë e parë që e tha në fjalimin e tij ishte ‘rregulloni rrugët’ sepse ishin katastrofë. Edhe ai sapo kishte ardhur nga Ohri”, tha mes tjerash Grubi./KlanMacedonia