Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Çegran

Pardje (20-dhjetor) në ora 15:00 në SPB-Tetovë është raportuar për zjarr në shtëpinë e personit N.S. (54) në Çegran të Gostivarit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Gostivarit, zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër. Një pjesë e orendive dhe çatisë së ndërtesës janë djegur. Inspektim është kryer dje (21-dhjetor) nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share