Një shqiptare shfaqet si autore e këngës së Gjeorgjisë në Eurovision

Ada Satka raportohet se është autorja e këngës së Gjeorgjisë që do të paraqitet në Eurovision sivjet në Suedi. Vlen të theksohet se kënga titullohet “Firefighter” dhe do të këndohet nga këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa Buzaladze. Babai i Adas, Sako Satka, i ka uruar së bijës që në të ardhmen ndoshta Shqipëria të paraqitet me një kompozim të saj në Eurovision.

“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time dhe gjithë dashamirësit. Kompozimi i vajzës sime Ada këte vit prezanton Gjeorgjinë (Georgia) në Eurovision 2024 që do të marrë pjesë në Suedi. E orkestruar nga producenti me famë, maqedonasi Darko Dimitrov dhe e kënduar nga këngëtarja e njohur Nutsa. Uroj që Ada gjithashtu të prezantojë edhe Shqipërinë në Eurovision në vitet e ardhshme. Urime, bija ime!”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share