Një shqiptar i mbijetuar në varkën e mbytur në kanalin e “La Manche”, humbin jetën 4 emigrantë

Një varkë me rreth 50 emigrantë u fundos në orët e para të mëngjesit kësaj të Mërkure në ujërat e Kanalit të Anglisë.

Ekipet e Emergjencës kanë nxjerrë nga ujërat deri më tani, trupat e pajetë të paktën 4 emigrantëve. Mes 43 të shpëtuarve është edhe një shqiptar, siç konfirmuan për Televizionin Klan, burime pranë ekipeve të Emergjencës. Ata u dërguan menjëherë në spital në gjendje të rënduar pasi qëndruan për një kohë të gjatë në ujëra me temperatura pranë ngrirjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kombësia e viktimave është ende e paqartë, por shumica e të shpëtuarve janë emigrantë nga vendet afrikane dhe Lindja e Mesme. Operacionet e shpëtimit vijojnë prej orës 3 të mëngjesit, por shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë shuar.

Kanali i Anglisë është nyja kryesore e kalimit të emigrantëve ilegalë që synojnë Britaninë e Madhe. Numri i tyre këtë vit arriti rekord prej mbi 40 mijë, gati 1/3 e të cilëve shqiptarë. Qeveria britanike njoftoi të Martën, arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë për frenimin e dyndjes së shqiptarëve.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share