Pas humbjes së tij me kombëtaren në Botëror, mesa duket partnerja e Cristiano Ronaldos po bën gjithçka për ta bërë të lumtur.
Georgina Rodriguez i ka bërë CR7-ës dhuratë për Krishtlindje një “Rolls Royce”. Përmes një postimi në Instagramin e saj, modelja nga Argjentina ka ndarë pamjet e mrekullueshme të arredimit të shtëpisë së tyre për festën.
Ronaldo aktualisht është në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al Nasr dhe thuhet se është afër marrëveshjes me klubin për një kontratë historike me vlerë rreth 200 milionë euro në vit.
Dhe marrëveshja mund të mos jetë “mbyllur” ende, por kjo nuk e pengoi Ronaldon të postojë në Instagram me familjen e tij, duke marrë një dhuratë superluksoze nga partnerja e tij, me vlerë më shumë se 280 mijë euro./tvklan.al
https://www.instagram.com/p/CmoHhmIpmhW/